Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial.
Siç shihet nga pamjet që sjell “Prapaskena”, një motor është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, e për pasojë ka “fluturuar” në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, ku shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Deri më tani, nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga përplasja, e cila siç duket nga pamjet, ka qenë e fuqishme.