Forcat e Armatosura Izraelite duket se kanë përdorur Twitter-in si një mjet kundër kundërshtarëve për t’i futur në grackë këta të fundit. Me një postim mashtrues, ata i çuan trupat në tunele, të cilat më pas u bombarduan nga ushtria izraelite.
Tweteri i IDF dha përshtypjen se ushtria izraelite kishte hyrë në Rripin e Gazës. Media raportoi se ofensiva tokësore kishte filluar, që Izraeli kishte njoftuar se ishte duke u përgatitur.
Hamas duke parë raportet, dërgoi vijën e parë të mbrojtjes në tunele, në mënyrë që të marrë pozicione, siç është raportuar nga Jerusalem Post.
“Trupat ajrore dhe tokësore të Forcave të Armatosura Izraelite aktualisht po sulmojnë Rripin e Gazës,” thuhej në një postim në rrjetin social, që ishte shkruar në anglisht, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se një sulm tokësor ishte nisur mbi enklavën palestineze.
Në hebraisht, postimi ishte gjithashtu i paqartë, por më specifik, pasi njoftoi sulme të rënda në Gaza, me forcat tokësore që filluan një breshëri zjarri por pa hyrje të trupave, njoftoi Jerusalem Post.
Operacioni tokësor ishte njoftuar paraprakisht. Përgjatë kufirit, forcat tokësore filluan të mblidheshin në orën 21:00, natën e kaluar.
Më herët, Forcat e Armatosura Izraelite njoftuan se një operacion tokësor ishte një mundësi e vlefshme për fazën tjetër, ndërsa ushtria goditi objektivat e Hamasit.