Prapaskena

Rrahën barbarisht një të moshuar pasi i tha të ulnin muzikën, i riu shqiptar dhe shokët grekë dalin para gjykatës me kokën ulur

Publikuar: 15/05/2021

Pesë të rinjtë (përfshirë dhe dy të miturit), të cilët u arrestuan pasi sulmuan me thikë dhe plaçkitën një 60-vjeçar kanë dalë sot para Gjykatës.

Të katër autorët janë grekë, të moshës 22, 21, 19 dhe 16 vjeç dhe i pesti shqiptar, i moshës 17 vjeç akuzohen për grabitje dhe plagosje me dashje.

Po ashtu dy grekët; 21 dhe 16 vjeç akuzohen për mosbindje ndaj uniformave të Policisë. Ndërkohë që të rinjtë dolën para Gjykatës, 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Por si ndodhi incidenti?

Grupi i të rinjve ishte mbledhur në një prej shesheve të Athinës dhe kishin vendosur që të dëgjonin muzikë nga makinat e tyre. 60-vjeçari iu afrua grupit të të rinjve dhe i kërkoi që të largoheshin në të kundërt do të lajmëronte Policinë. Të nxehur nga kërcënimi, të rinjtë e sulmuan me grushta dhe shkelma, ndërsa duke përdorur një send të mprehtë, e plagosën dhe në të njëjtën kohë i vodhën celularin. Hetimi i plotë policor identifikoi të akuzuarit si autorët e sulmit, por plagosjen e kreu 22-vjeçari.



Më të lexuarat