Prapaskena

“Jeruzalemi është kryeqyteti ynë prej 3000 vitesh”, flet Ambasadori i Izraelit: Me Hamasin nuk negociohet, me palestinezët po (Këshilla për Shqipërinë)

Publikuar: 15/05/2021

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler ka dhënë një intervistë këtë të shtunë për Fax News, ku ka folur për përplasjen e armatosur Izrael-Palestinë.

Pyetjes përse nisi konflikti, ambasadori Gendler deklaroi se faji është i organizatave terroriste të Hamasit të cilat kontrollojnë territorin e Gazës dhe dëshirojnë që të ketë konflikt.

Për ambasadorin, nuk është e mundur që të negociohet një marrëveshje me Hamasin, ndryshe me palestinezët, për të cilët thotë se pavarësisht se merr kohë, me ata mund të arrish marrëveshje.

Gendler mohon kategorikisht që të ketë qenë Izraeli ai që ka gjuajtur i pari në drejtim të Palestinës. Madje, ai shton se ushtria izraelite si askush në botë, paralajmëron qytetarët të largohen para se të sulmojë.

Vendimin e SHBA për të zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem, gjë të cilën e kanë bërë disa shtete të tjera pas saj, përfshirë këtu Kosovën, ambasadori Gendler e vlerësoi shume, duke bere te qarte qe Jeruzalemi eshte kryeqyteti i tyre prej 3000 vitesh.

Shqipëria nuk ka bërë të njëjtën gjë. I pyetur mbi këtë temë, Ambasadori theksoi se shpresojnë që këtë ta bëjë dhe Shqipëria, ama ky është nje vendim që i përket kësaj të fundit, shtoi ai.

Intervista:

Pse nisi konflikti? Sepse kanë egzistuar dhe më parë, dhe janë rindezur gjithmonë ccdo 2-3 vjet. Kjo ka ndodhur për arsye se organizat terroriste të Hamasit kontrollojnë Gazan dhe dëshirojnë që të ndodhë. Kjo është arsyeja.

Kush qelloi i pari? Nuk kemi qëlluar ne të parët, ata kanë gjuajtur mbi qytetarët tanë. Ne nuk gjuajmë civilët. Ne bëjmë kujdesin më të madh që të mos gjuajmë civilët. Ne përpara se të qëllojmë paralajmërojmë njerëzit, largoheni nga shtëpia. Askush tjetër nuk e bën këtë. Ushtria jonë është konsideruar ushtri model.

Hamasi? Ju duhet të kuptoni se Palestinezët nuk janë të bashkuar. Hamasi gjuan ndonjëherë edhe mbi palestinezët. Nuk shoh asnjë mundësi bashkëpunimi me Hamasin. Me palestinezët mund të besh paqe.

Ndërhyrje me tanke? Nëse nuk arrijmë qëllimet tona me procedurat, në fund të ditës ne duhet të marrim të tjera masa. Nuk duam të vuajmë me një kohë të gjatë, kështu që ne do marrim një vendim.

Jeruzalemi? Jeruzalemi është kryeqyteti ynë prej 3000 vitesh. Jemi të lumtur që SHBA lëvizi ambasadën e vet në Jeruzalem. Këtë gjë bëri dhe Kosova. Ne shpresojmë që ta bëjë dhe Shqipëria, por ky është një vendim që i takon atyre.



Më të lexuarat