Prapaskena

Vetëm pak metra larg vendit ku u vra Mehmet Qema, Policia zbulon pajisje bitcoin në një magazinë

Publikuar: 14/05/2021

Një tjetër pajisje bitcoin është zbuluar nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe autoriteteve të tjera ligjzbatuese në një magazinë rreth 200 metra nga vendi ku u ekzekutua Mehmet Qema.

Burime për Fax News bëjnë me dije se pajisja është zbuluar këtë të premte, pasi policia ka ndërmarrë një aksion kontrolli në zonën e “5 Majit”, ku pak ditë më parë ndodhi ngjarja e rëndë e ekzekutimit të Mehmet Qemës nga shoku i tij, Marjus Dema.

Dyshohet se Marjus Dema ka qëlluar padashje me një plumb në gjoks shokun e tij, pasi po luante me një pistoletë, të cilin shiohet duke ja drejtuar disa herë të ndjerit, në një video të publikuar pak orë pas vrasjes së 27 vjeçarit.

Menjëherë pas ngjarjes tronditëse, Policia shkoi për kontroll në lokalin ku u vra Qema, duke zbuluar një pajisje bitcoin, për të cilin nuk ka një ligj të mirëpërcaktuar në Shqipëri nëse lejohen apo jo.

Ditën e sotme, Policia dhe krimi ekonomik kryen një tjetër aksion në lagjen “5 Maji” për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme, duke gjetur një tjetër pajisje bitcoin vetëm pak metra larg vendit ku u vra Mehmet Qema.



Më të lexuarat