Prapaskena

Pipero: Brenda muajit qershor do të çlirohemi nga Covid-19

Publikuar: 14/05/2021

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero ka deklaruar se nëse vaksinimet do të vijojnë me këto ritme brenda muajit qershor, sipas tij, do të çlirohemi nga Covid-19.

Në një intervistë për A2, Pipero thotë se përmirësimi i situatës i dedikohet dy faktorëve kryesorë, imunizimit natyral pasi një pjesë e konsiderueshme e kanë kaluar koronavirusin dhe numrit të lartë të të vaksinuarve.

Pipero shprehet i bindur se Shqipëria e kaloi fazën kritike nga pandemia. Për këtë i referohet rënies së thirrjeve nga pacientët e prekur me Covid si dhe uljes së ndjeshme të pacientëve të shtruar në Infektiv.

Me përmirësimin e ndjeshëm të situatës edhe doktor Pipero i rekomandon ekspertëve të komitetit, lehtësimin e masave anti-covid.



Më të lexuarat