Sikundër paralajmëroi, Izraeli ka nisur operacionet tokësore, duke thyer kufirin në Rripin e Gazës.
Forcat e armatosura izraelite, me tanket dhe automjete të blinduara hynë në Rripin e Gazës dhe nisën sulmin frontal.
Këto sulme, Izraeli i justifikon me argumentin se Gaza ka lëshuar rreth 1750 që nga e hëna.
Kryeministri Benjamin Netanyahu, në një deklaratë tha: “E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë. Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë.”
Me gjithë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar se armiqësitë në rajon mund të dalin jashtë kontrollit, ushtria izraelite tha se sulmet në Gaza do të vazhdojnë dhe se Izraeli po përgatitet për “skenarë të shumtë”.