Prapaskena

Makinacionet Metës, agjentët e “FBI”-së shqiptare janë pa rroga: Zvarritjet me ndryshimet ligjore lënë pa trajtim punonjësit

Publikuar: 14/05/2021

Nga shtatori 2020 kur mori drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra prej 9 muajsh Aida Hajnaj vazhdon të mos paguhet pavarësisht detyrës së rëndësishme që mban.

Por i njëjti fat po ndjek edhe 28 hetuesit e parë të BKH të cilët mbasi i kaluan sprovat për tu kualifikuar si krahu i djathtë i SPAK, ende nuk kanë marrë rrogën e parë. Nga komunikimi që TCH pati me disa prej tyre u deklaruan vështiresi ekonomike pasi hetuesit janë dorëhequr nga detyrat e mëparshme prej muajsh.

Deri më tani 28 hetuesit e FBI shqiptare kanë mbyllur fazën e parë të trajnimit dhe po specializohen mbi përdorimin e armeve të zjarrit dhe sigurinë e jetës së oficerëve . Por përse këto vonesa? Një grup ekspertësh shqiptare dhe të huaj u përfshinë gjatë muajve tetor – shkurt 2021 në përmirësimin e kuadrit ligjor mes tyre pagat dhe benefitet që duhet të fitojnë hetuesit e ardhshëm që do të luftojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar.

Së bashku me ndërkombëtarët që po ndjekin nga afër plotësimin e SPAK u konstatua se trajtimi financiar i BKH ishte i shpërndarë në disa akte nën ligjore dhe për këtë shkak u ripa ligj i SPAK që më datën 31 mars ju përcoll presidentit .

Por pak përpara zgjedhjeve presidenti e ktheu për rishqyrtim të gjithë paketën përfshirë edhe projektligjin për SPAK, kurse dekretet për prapësimin e tyre u publikuan nga presidenca në fillim të muajit maj.

Rezulton se gjatë këtij afati kushtetues të 20 ditëve nuk pati asnjë publikim në faqen zyrtare ,çka krijoi përshtypjen se presidenti kishte ushtruar të drejtën e tij për të mos e shpallur ligjin dhe as për ta rikthyer në kuvend, pra miratohet ne heshtje dhe hynte ne fuqi ligji. Po Meta ne momentin e fundit, pak dite para zgjedhjeve e riktheu si pa ndiere. Ndërkohë që pas këtij qëndrimi të presidentit, kuvendi e rrëzoi dekretin e tij në 7 maj.

Megjithatë , ndryshimet në ligjin e Spak nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, çka do të thotë se së paku deri në muajin qershor edhe Aida Hajnaj edhe hetuesit e BKH do të vijojnë pa rrogë dhe në një farë mënyrë vullnetare të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.



Më të lexuarat