Në datë 21 prill në kulmin e fushatës elektorale, 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare u ekzekutua Pjerin Xhuvani, ndërsa prokuroria ka akuzuar për krimin Arbër Paplekën, ish-efektiv i RENEA-s, pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.
Në datë 6 maj u ekzekutua nga burri sapo doli nga gjykata Liljana Buzo 54-vjeç. Krimi përpara derës së drejtësisë ishte tronditës. Policia vendosi në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo, por nuk mundi të parandalonte ngjarjen e rëndë.
Në datë 11 maj u vra në një atentat mafioz Everest Çaka, në sy të gruas, e cila mori një plagë në dorë. 41-vjeçarit iu bë pritë në momentin që po shkonte te vjehrri. Pista kryesore ku po hetohet është saga e hakmarrjeve mes bandave që zanafillën e konflikteve e kanë jashtë vendit për shkak të drogës.