Prapaskena

Kreshnik Spahiu: Berisha la dy testamente pas vdekjes, një ia dogji SHBA

Publikuar: 14/05/2021

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik ka lëshuar një deklaratë të fortë duke bërë të ditur se ish-kryeministri Berisha ka lënë një testament politik pas vdekjes, duke nënkuptuar se bëhet për pasuesit në Partinë Demokratike.

Sipas Spahiut, Berisha kishte dy plane të tij për të pasur nën kontroll PD-në, edhe pas largimit të tij nga drejtimi i PD-së.

“Berisha ka 2 testamente për trashëgimin e PD pas vdekjes: 1- (Plani A ) Lulzim Basha kryetar i përjetshëm. 2- (Palni B ) Një nga fëmijët e Berishës nëse Basha dështon disa zgjedhje
Planin B ja dogji SHBA se i shpallën familjen Non Grata duke ja djegur karrierën f?mijve. Në këto kushte Berisha ka mbet vetëm me PLANIN A”, tha Spahiu.



Më të lexuarat