Prapaskena

Edi Rama “dush të ftohtë” drejtorëve të Policisë: Mbushet deti me gurë e s’ka një policë, kur ndërhyj unë pastrohet për 24 orë! Ka KORRUPSION (E PLOTË)

Publikuar: 14/05/2021

Kryeministri Edi Rama u ka brë kritika të forta drejtorëve të Policisë në Qaqre mesditën e sotme, teksa fliste me ta për masat e reja për pastrimin e territorit dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme. Rama ballë për ballë u tha drejtorëve se mes tyre ka korrupsion.

Ai mori konkretisht një rast në Saradnë, kur tha se deti mbushet me gurë për mole por maginat nuk ndalohen nga Policia, por vetëm pasi ndërhyn ai, deti pastrohet për 24 orë. Sipas kryeministrit, Policia mbyll sytë përballë atyre që shkatërrojnë detin dhe kap ata që ndërtojnë avlli në fshatra të largët.

Më tej, Edi Rama tha se ka kërkuar nisjen e një operacioni të menjëhershëm për pastrimin vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil para fillimit të sezonit turistik.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det.

Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të patrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që sështë bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetëveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit.

Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri.

Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje.

Është e turpshme kjo, sëkëlldisëse.

I kam këkruar ministrit, që bashkë me drejtorin e përgjithshëm, drejtorin e IKMT, ministrin e Turizimit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil. Dhe tani, jo në mesin e verës kur të vijën turistët. Tani. Pa asnjë tolerancë dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh.

Kulmi i kulmit që nuk duhet ta lejojë më Policia e Shtetit gjallë është, prishet gjëja nga shteti, me shpenzimet e shtetit dhe pastrohet nga shteti. Kjo nuk duhet lejuar më. Ligji ëhstë i qartë fare, ata që e kanë bërë duhet të përballojnë dhe kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë kanë dhe kostot e tjera që duhet t’i kenë në kurriz.



Më të lexuarat