Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit shqiptar, Kamer Idrizi, 43-vjecar, mbrëmjen e kaluar në lagjen Butel të Shkupit. Mësohet se biznesmeni ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit tip “Golf” të viktimës është qëlluar më shumë se 80 plumba.
Në gjendje të rëndë është edhe kushëriri i tij 22-vjeçar, që ka marrë 6 plumba në trup.
Kamer Idrizi ka qenë një emër i njohur për policinë vendase. Në vitin 2019 ai mori vëmendjen e mediave, ku disa persona qëlluan në drejtim të hotelit të tij.
Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Në një status në rrjetet sociale të bërë më herët, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.
Postimi për vëllain:
Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.
Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver.