Prapaskena

Nga Najada Çomo, Açka e Dule, deputetët me më pak vota që do hyjnë në Kuvend

Publikuar: 13/05/2021

 

Kështu, dy të zgjedhurit e Partisë Social Demokrat të Tom Doshit në Tiranë dhe Shkodër, Gertjan Deda dhe Meri Markiçi. Respektivisht Deda ka marrë 692 vota ndërkohë që Markiçi 749 vota.

Megjithatë mandati i tyre vlen njësoj si ai i ligjvënësve të tjerë që kanë marrë mijëra vota.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që garoi si pjesë e listave të PD në Tiranë ka arritur të marrë vetëm 848 vota. Lista e ligjvënësve të rinj më pak të votuar pasohet sërish nga deputeti i tretë i PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në listën e deputetëve më pak të votuar bëjnë pjesë edhe dy prej prurjeve të reja të PS dhe PD, shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe shkrimtarja Flutura Açka.

Edhe pse të dyja do të jenë në Parlament në shtator, Çomo ka mundur të grumbullojë në Tiranë 1583 vota ndërkohë që Açka mori 1793 vota në Elbasan.

Numër të ulët votash personale ka marrë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Fier 1771.

 



Më të lexuarat