Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, ka publikuar pamjet e një lloji të ri raketash që thuhet të jetë qëlluar sot në Izraelin jugor.
Një zëdhënës u shpreh se “Ayyash 250” ka një shtrirje prej 250 km dhe se u lëshua drejt Aeroportit Ramon pranë qytetit të Eilat, të Detit të Kuq.
Pretendimet e militantëve të Hamas-it nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, por Times of Israel raporton se një raketë e shkrepur nga Gaza fluturoi 250 km në territorin izraelit dhe ra në rajonin Hevel Eilot, në veri të Eilat.
Gazeta thotë se kjo mund të jetë predha me rreze më të gjatë që Hamas-i ka qëlluar ndonjëherë në Izrael.