Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikoll Lesi u ka komunikuar gazetarëve një vendim të pazakontë lidhur me politikën editoriale të gazetës.
Në një sms drejtuar redaktorëve të gazetës, Lesi ka shpallur “a non grata” Sali Berishën dhe Fatos Nanon në gazetë, duke ju kërkuar redaktorëve të mos botojnë asgjë që lidhet me këta dy persona.
Gazeta “TemA” ka siguruar një mesazhi në Whatsapp që Lesi i drejton redaktorëve ku thuhet: “Vendimi i Bordit të Koha Jonë: Asnjë shkrim nuk lejohet të botohet nga Sali Berisha dhe Fatos Nano në gazetë apo web te Koha Jonë. Pra ata të dy shpallen “a non grata” në Koha Jonë. I pari e dogji, kurse i dyti e çoi drejt falemintimit median tonë. Mezi kemi rezistuar 30 vite vetëm prej sulmeve dhe pabesive të të dyve. Kush thyen vendimin largohet nga puna”
SMS e pazakont e botuesit të gazetës i ka gjetur në befasi redaktorët dhe kanë krijuar përshtjellim.
Gazetarët e TemA kontaktuan për vërtetsinë e kësaj SMS dërguar gazetareve vetë zotin Lesi por ai u përgjigj shkurt: “Nuk keni pse botoni SMS të mija drejtuar stafit te gazetarëve”.
Revolta e botuesit Nikoll Lesi ndaj Nanos dhe Berishës edhe pse duket paksa e çuditshme, rrëfen raportet e tij të vështira me dy politikanët kryesorë të tranzicionit në Shqipëri.