Një vrasje me armë zjarri e ndodhur mbrëmë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit.
Viktimë e atentatit ishte shtetasi Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se Çeka, pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.
Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa.
Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.
Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup. Gruaja e tij Silvana punon në një institucion shtetëror. Everesti kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.