Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në zonën e Kosturit në Greqi.
Sipas raportimeve, lëkundje e fortë eshtë ndjerë edhe në rajonin e Korçës, duke shkaktuar panik te qytetarët. Duke iu referuar të dhënave të ESMC, magnituda e tërmetit është 4.7 ballë të shkallës Rihter, e thellësia e saj ishte vetëm 5 kilometra.
Sakaq, vlen për t’u përmendur që po gjatë ditës në Greqi është regjistruar një tërmet me magnitutë 3.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.