Prapaskena

Seks me agjentin e CIA-s brenda Shtëpisë së Bardhë: Libri i ri trondit familjen Trump

Publikuar: 12/05/2021

Një libër i cili do të botohet së shpejti pritet të jetë një tronditje për familjen Trump. Libri, me titull “Zero Fail: The Rise and Fall of the Secret Service“, nga gazetarja Carol Lyoning, i cili ka fituar edhe çmimin Pulitzer, tregon se si vajza e vogël e ish-presidentit amerikan dhe ish-gruaja e Donald Trump Jr. kanë pasur marrëdhënie intime me agjentët e shërbimit sekret të cilët ishin përgjegjës për sigurinë e tyre.

Sipas gazetës amerikane “Washington Post”, ky libër pritet të dalë në treg më 18 maj. Rikujtojmë se Tiffany Trump është fejuar me miliarderin Michael Bullos, në janar të këtij viti.

Megjithatë, para se 27-vjeçarja t’i thoshte “Po” të dashurit të saj prej katër vitesh, besohet se ajo ka pasur një lidhje me një nga agjentët sekretë të SHBA, sipas librit. Përveç Tiffany, ish-gruaja e djalit të presidentit amerikan, Donald Jr, me të cilin kanë pesë fëmijë, gjithashtu ka pasur marrëdhënie intime me një agjent të shërbimit sekret.

Sidoqoftë, sipas librit, nuk është e qartë se kur nisi marrëdhënia e tyre. Vanessa dhe Don Jr. Trump u divorcuan zyrtarisht në Mars 2018.

“Edhe para se Trump të merrte presidencën e SHBA, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e mirë,” sipas një burimi për revistën PEOPLE, duke theksuar se çifti në fakt ishin zyrtarisht së bashku.



Më të lexuarat