Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar ankesat e PD-AN, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani për parregullsitë në procesin zgjedhor të 25 prillit.
KAS njoftoi në fund të takimit se u mor vendimi për rrezimin e kërkesave të bëra nga të tre subjektet politike në fjalë.
Në takim u bë e ditur po ashtu se mbledhja për shqyrtimin e kërkesës së PD-AN dhe LSI në qarkun e Beratit do të mbahet në datë 14 maj 2021, ora 10:00.
Vendimet:
-U vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës LSI në lidhje me provat që kërkon të merren. Sa i përket emrave që pretendon se kanë qenë komisioner, dy anëtare të KAS unë, unë dhe zoti Ccefa, i kërkojmë administratës së KQZ, që të na vërë në dizpozicion sa më shpejt të jetë e mundur që nëse këto persona që ndodhen në këto lista janë pjesë e administratës zgjedhore, duke filluar nga dita e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e procesit të shpalljes së rezultatit.
-Në lidhje me kërkesën e PD-AN, po ashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga ky subjekt. Në lidhje me kërkesën e fundit që ka të bëjë me kryqëzimin e të dhenave për pajisjen elektronike në qarkun e Gjirokastrës, përsëri dy persona, unë dhe zoti Ccefa, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dizpozicion informacioni për kryqëzimin e të dhënave për qarkun Gjirokastër.
-Në lidhje me kërkesën për prova të subjektit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.
-Në lidhje me vijimin e seancës për këto tre kërkesa ankimore që i përkasin qarkut Gjirokastër, duke qenë se duhet të presim provat, do pezullohet ky proces deri në marrjen e provave.
-Ndërkohë që në datë 14 maj 2021, në orën 10:00 do të nisë shqyrtimi i ankesave për qarkun Berat: Kërkesa e LSI dhe PD-AN.