Prapaskena

“E bënë shoshë nga plumbat në qafë e gjoks”! Zbardhet dëshmia e gruas së Everest Cakës

Publikuar: 12/05/2021

Një tjetër vrasje ka tronditur mbrëmë Elbasanin, pasi u ekzekutua Everest Çeka.

Bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka, ka dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve.

Ajo u shpreh se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve. “Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri.

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka.



Më të lexuarat