Prapaskena

‘Agjentë të bandave’/ Gazetari zbulon skemën: Si të rinjtë njoftojnë shefat e tyre, kush është vrarë dhe si

Publikuar: 12/05/2021

Gazetari i kronikës, Ferdinad Dervishi deklaroi në OPEN se ngjarjet e rënda kriminale që janë regjistruar në Shqipëri kohët e fundit, vijnë si pasojë e konflikteve që nisin që jashtë shtetit.

Duke iu referuar vrasjes së Everest Çakës në Elbasan, gazetari tha se të rinj që janë pjesë e bandave kriminale, lajmëronin në grupet përkatëse se kush dhe si është vrarë.

“Ngjarjet ndodhin gjatë verës, tani nuk është një periudhë e tillë, por ka një të vërtetë. Kohët e fundit po shohim ngjarjet që fillesën e kanë patur jashtë shteti dhe lidhen me trafikun. Kjo tregon që grupe shqiptarësh nga më të thjeshtët, kanë filluar të kenë hierarki ndër ato më të fuqishmet ndërkombëtare .

Një burim i imi më tha se pas vrasjes në Elbasan aty u panë shumë të rinj, agjentë të grupeve që kush është vrarë dhe si është vrarë , secili për hesap të vete lajmëronin grupet e veta . Të rinjtë agjentë të bandave.”, tha Dervishi.



Më të lexuarat