Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 27 vjeçarit, Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Sipas raportimeve pas kontrolleve të shumta e pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët pak momente më parë u dorëzua në Policinë e Tiranës autori, Marius Dema dhe një nga personat prezent në ngjarje, Frenkli Myftari.
Pas dorëzimit të autorit dhe Frenkli Myftarit, policia është ende në kërkim të Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.Të gjithë këta persona janë shokë me njëri-tjetrin dhe mbrëmë ishin duke qëndruar në një lokal në zonën e rrugës “5 Maj”. Nga fotoja e siguruar nga abcnews.al shihet se autori mban një pistoletë në dorë dhe viktima ndodhet përballë tij. E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, pasi nuk ka pasur konflikt mes tyre.