Efektivë të Policisë së Tiranë kanë shkuar mesditën e sotme në lokalin ku ndodhi vrasja e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme, në zonën e “5 Majit”. Bashkë me ta ka qenë dhe autori, Marius Dema.
28 vjeçari është shoqëruar nga forca të shumta policie në vendngjarje, për të treguar gjithë dinamikën e saj si dhe për të tregua se ku ndodhet arma me të cilën ai qëlloi me plumb në gjoks shokun e tij, 27 vjeçarin Meti Qema.
Autori, viktima dhe disa shokë të tyret të shpallur në kërkim, kanë qenë mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e “5 Majit”, kur Marius Dema me pistoletë në dorë aksidentalisht ka qëlluar drejt Mehmet Qemës. Fatkeqësisht, ai vdiq në spital.
Nuk dihet nëse 28 vjeçari e ka hedhur armën pas ngjarjes, apo ajo është matrrë nga shokët e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, nga kontrolli i objektit ku ndodheshin të rinjtë dje, policët kanë mbetur “gojëhapur”.
Ata kanë zbuluar në katin e dytë të lokalit dy makineri që shërbejnë për të prodhuar monedha dixhitale, si bitcoin apo të tjera.