Prapaskena

Shteti dhe krimi në një makinë, çfarë iu gjet në makinë biznesmenit vlonjat që u ekzekutua në atentatin e djeshëm, shoqërohej nga një polic

Publikuar: 11/05/2021

Detaje të reja kanë dal në lidhje me atentatin e ndodhur në Vlorë ditën e djeshme, ku dy persona ekzekutuan me breshëri kallashnikovi 40-vjeçarin Bledar Birçaj.

Në makinë me 40-vjeçarin ndodhej dhe një tjetër person, i cili mundi t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së plumbave.

Burime bëjnë me dije se shoqëruesi që ka qenë në makinë me Bircaj është punonjës i policisë së Vlorës, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se viktima ka qenë i armatosur pasi në autommjetin e tij i është gjetur një pistoletë tip ‘Beretta’.

Kujtojmë se nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të shoqëruar si autor të dyshuar për atentatin e mesditës së djeshme në Vlorë. Ndërkohë, në polici për t’u pyetur lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona. Të shoqëruarit ishin dëshmitarë, apo persona të afërt të viktimës. Ata janë pyetur për të mësuar rreth konflikteve që 40-vjeçari mund të ketë.

Dëshmitë tashmë janë marrë e administruar në procesverbal me shpresën për të gjetur indicie që mund te çojnë në zbardhjen, indentifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit ndaj Bledar Briçajt. Gjithashtu për identifikimin e autorëve hetuesit shpresat më të mëdha i kanë te kamerat e sigurisë.

Sipas burimeve mësohet se janë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, ku përvec vendit ku u ekzekutua Briçaj, hetuesit kanë sekuestruar edhe disa kamerave biznesesh, të rrugës nga ku u larguan autorët.

Kjo me qëllim për të gjetur edhe gjurmë të personave që mund t’i kenë ndihmuar, pasi hetuesit dyshojnë se përvec dy autorëve që qëlluan drejt mjetit me të cilin udhëtonte viktima dhe shoferit që i largoi pas krimit, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët i kanë informuar për lëvizjet e 40-vjeçarit.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po punohet dhe ku janë përqëndruar hetimet për atentatin djeshëm, është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar.

Hetuesit kanë dyshime se atentati ndaj 40-vjeçari Breçaj mund të jetë vijim i përplasjeve mes grupeve rivale jashtë vendit, kryesisht për konflikte të lindura në Spanjë e Belgjikë. Birçaj sipas policisë kishte vetëm tre javë që ishte kthyer nga Spanja, ku atje dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Bledar Birçaj u ekzekutua mesditën e së hënës në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. 40 vjeçari po udhëtonte me një makinë tip “BMW” dhe është qëlluar me breshëri, nga dy kallashnikov të ndryshëm nga një distancë shumë e afërt. Një person i dytë që ka qenë në makinë me viktimën, ia ka dalë t’u shpëtojë mbrekullisht plumbave.



Më të lexuarat