Prapaskena

FOTOT/ Kjo është 20-vjeçarja që grabitësit e mbytën dhe e lanë të pajetë pranë foshnjës

Publikuar: 11/05/2021

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në lagjen Glika Nera, të Athinës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të së martës, kur persona ende të pa identifikuar hynë në banesën ku çifti i bashkëshortëve grekë jetonte bashkë me foshnjën e tyre 11 muajsh dhe qenin e tyre.

Mësohet se banditët të cilët ishin të armatosur, gjatë tentativës për të grabitur paratë dhe sendet me vlerë të familjes lidhën bashkëshortin e viktimës në një karrige dhe në vazhdim mbytën 20 vjeçaren, trupin e së cilës e lanë pranë foshnjës që flinte në krevat.

Jeta e çiftit

Babis dhe Caroline pas njohjes po përpiqeshin të krijonin jetën e tyre.

Piloti 32-vjeçar kishte arritur që deri më sot t’i siguronte një jetë të lumtur 20-vjeçares. Vajza e tyre e vogël erdhi në jetë më 3 qershor, 2020 duke vulosur lumturinë e tyre.



Më të lexuarat