Prapaskena

Elbasan/ Ekzekutohet 41 vjeçari në makinë në sy të gruas! Viktimës iu vra vite më parë vëllai dhe kushëriri, lidhja me 2 vrasjet e bujshme të korrikut 2020

Publikuar: 11/05/2021

Everest Çaka,  41-vjeç, është ekzekutuar sonte në sy të gruas së tij në makinë në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën, edhe gruaja e tij, Slivana.

Shkak i vrasjes dyshohet se ka të bëjë e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë vite më parë.

Everest Caka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.

Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Ndërkohë disa muaj më parë në Belgjikë u vra dhe kushëriri i Everest Cakës, Arjan Spahiu me tetë plumba në nëntor të 2020. Ndërkohë Arjan Spahiu del të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh tën johur të krimit në Elbasan, Erion Alibej që e kavëlla të burrit të motrës.

Alibej është i arerstuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

 

 

Nuk mbetet me kaq, pasi Erion Alibej i është vrarë vëllai dhe xhaxhai në ”Masakrën e Bradasheshit” në 2018, ku të vrarë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Vrasja është pasojë e konflikteve të njohura, por policia nuk ka arritur ta parandalojë.

 



Më të lexuarat