Prapaskena

SPAK hap dosjen e pasurisë së Sali Berishës, e nis me ‘kryepeshkaqenin’ e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri

Publikuar: 10/05/2021

Nuk mund të ndodhte ndryshe! Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar prej tre vitesh, SPAK, vepër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit, ka nisur të lëkundē themelet e perandorisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, duke hedhur lakun e hetimeve mbi kokat e politikës së Tiranës.

Prej disa javësh, anëtarë të SPAK-ut po hetojnë korrupsionin dhe pasurinë me vlerë miliona euro të Sali Berishës, të cilën e ka kamufluar në emër të fëmijëve.

Prokurorë të SPAK, të cilët në vijim do të asistohen edhe nga hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, po ndjekin gjurmët e parave të pista të Sali Berishës, të kaluara në duart e fëmijëve, të cilët i kanë investuar në pasuri të paluajtshme.

Nën hetim është pasuria e Shkëlzenit dhe sidomos një investim rreth 2 milionë euro në Gërdec, ku ka ngritur një fabrikë për përpunimin e boronicave.

SPAK dyshon se Shkëlzeni ka pastruar paratë që ka marrë nga klientët e Sali Berishës kur ishte kryeministër, në këmbim të favoreve të ndryshme me kontrata, koncensione, leje etj

Shkëlzen Berisha dyshohet se pastron para përmes kompanisë së tij “Logal”, e cila nuk ka asnjë të punësuar. I biri i Sali Berishës ka marrë 1.8 milionë euro kredi, duke blerë me këto para 6 parcela mbi 20 mijë m2 dhe 5 mijë m2 godina në Gërdec, për të ngritur biznesin e boronicave.

Për të justifikuar kredinë, Shkëlzeni ka lënë kolateral pronat që ka blerë me kredinë, por vlera e kredisë, bashkë me interesat e saj, e tejkalojnë vlerën e kolateraleve.

Përveç kësaj, Shkëlzeni, ka blerë edhe 1.9 milionë euro makineri për përpunimin e boronicave.

Nuk dihet burimi i këtyre parave. Pra, Shkëlzeni po hedh 3.7 milionë euro të dyshimta në Gërdec, duke mos justifikuar as pagesën e kësteve të kredisë.

Ka dyshime të forta se kredinë e ka marrë fiktivisht pët të mbuluar pastrimin e parave të pista.

Në lojë janë edhe Arben Ahmetaj dhe Gramoz Ruçi. Kredinë Shkëlzeni e ka marrë në Intesa San Paolo Bank, në të cilën i lëviz fijet dhe i bën letrat gruaja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Kjo bankë është në fokusin e hetimit nga SPAK për pastrim parash. Nuk është çudi që ‘Tigri’ të jetë aksioner i kamufluar në fabrikën e Shkëlzenit.

Nga ana tjetër, letrat për këto lëvizje parash janë noterizuar nga gruaja e Gramoz Ruçit.

Në Shqipëri ka me qindra noterë, por Shkëlzeni ka gjetur pikërisht gruan e Gramoz Ruçit, i cili bën sikur zihet me Sali Berishën në Parlament, ndërkohë që pas kuintave të tij bëjnë pazare.

Pjesë e skemës është edhe një oligark, pronari i një spitali, përfitues i koncensioneve korruptive në shëndetësi gjatë qeverisjes së Edi Ramës, zaptues pronash dhe oktapod kompanish, me të cilat përfiton fonde publike,për të cilin do të flasim në ditët në vijim.

Pra, nga njëra anë merr tendera nga Edi Rama, nga ana tjetër i jep para familjes Berisha.

Ndaj ky është hetimi më i rëndësishëm i SPAK që nga themelmi, pasi po tërheq fijet e korrupsionit që të çojnë te Sali Berisha, Gramoz Ruçi dhe Arben Ahmetaj, si dhe do të nxjerrë në skenë oligarkun që luan me shumë porta./Pamfleti



Më të lexuarat