Prapaskena

Rama mbyll njëherë e mirë derën për Ilir Metën: Do shkarkohet! Do konsultohemi me PD për…

Publikuar: 10/05/2021

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët aktualë dhe të zgjedhur të PS në Pallatin e brigadave ku ka folur për atë çfarë e pret Partinë Socialiste në mandatin e tretë.

Rama i ka mbyllur derën Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe LSI-së, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, teksa nuk i ka kursyer dhe akuzat ndaj tij.

“Këtë mandat do të kushtohemi për ta qytetëruar sa më shumë të mundemi mjedisin politik dhe për të afruar talente politikë. Do iu kushtojmë rëndësi të rinjve. Tre prioritet kyçe për qeverinë. PS duhet dhe do të fuqizohet dhe në një krah të munguar deri sot një akademi politike të menaxhimit dhe lidershipit për të rinjtë.

Mesazhi im i tretë për gjithë opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra. Një personazh grotesk që e turpëron shoqërinë, Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit duke e votuar në bllok shkarkimin”, deklaroi Rama.

Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër, përveç pozicionim në krah të shoqërisë. Për emrin e Presidentit të ri, ai tha se ndonëse është shumë herët PS do të konsultohet me PD për këtë çështje.
“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.
PS ka mundësinë historike që në mandatin e tretë ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama.



Më të lexuarat