Prapaskena

Rama: Do pastrojmë administratën nga ata që janë turp i shtetit, ta çlirojmë nga kthetrat e interesave politike

Publikuar: 10/05/2021

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar spastrime në administratën publike, për të gjitha ato raste abuzive ku ka ndikim politika por edhe interesat personale.

Gjatë fjalës së tij në një takim me deputetët e zgjedhur të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit tha se të gjithë duhet të pedalojnë në një drejtim.

“Ulja e taksës mbi pagat mes 1.2-2 mln leke nga viti i ardhshëm. Rritja e pagës minimale, deri në 400 mijë lekë brenda mandatit të tretë. Duke vazhduar me ndërtimin e porteve dhe aeroporteve të reja. Do kenë nisur të tëra brenda qershorit të vitit të ardhshëm.

Na duhet forco e re për të realizuar revolucionin. Do pastrojmë administratën nga ata që janë turpi i shtetit, i joni, i vendit. do hapet rrugë e mundësi për çdo vajzë e djalë që do punësim. Dëshiroj shumë që të gjithë ju së bashku me mua të pedalojmë në të njëjtin drejtim, pa u lodhur dhe pa humbur durimin se askush mos të pengojë, por të kontribuojë e vullnet të mirë që administrata të çlirohet nga kthetrat e interesave politike dhe që fytyra jonë mos të njolloset në vazhdimësi, për shkak të atyre që përfitojnë nga interesat e këtyre kthetrave politike dhe s’bëjnë asgjë tjetër, veçse shohin xhepin e tyre.

Dua tu shpreh me gjithë zemër mirënjohjen time, për besimin e palëkundur dhe mbështetjen e pa rezervë që më dhatë për të vazhduar këtë objektiv historik. Është arritje fantastike por ndryshe nga sporti ku futorja e një kompeticioni, por fitorja në politikë është fillimi i një pune të re. Kemi qenë dhe jemi sot e gjithë ditën forca e ndryshimit. Kush do ndryshim të mëtejshëm është PS. Kjo nuk ka ardhur për inerci, por qysh në lindje të kësaj force politike ne kemi bekimin e një shtyse të ndryshimit në ADN”, tha Rama.



Më të lexuarat