Gazetari Lutfi Dervishi ironizon mesazhet dhe shënimet e shumta në rrjetet sociale, të shqiptarëve që kërkojnë largimin nga pankina të trajnerit të Juventus Andrea Pirlo, pas humbjes 0-3 përballë Milanit.
“Dorëheqje ose protesta të dhunshme! Situata në Tiranë mund të dalë jashtë kontrollit”, shkruan Dervishi, duke ironizuar këto kërkesa, në një kohë që në Tiranë dorëheqje kërkohet edhe diku tjetër, pas zgjedhjeve të 25 prilli.
“Shoh se ka një presion në rritje dhe të papërballueshëm që mund të degjenerojë në protesta të dhunshme nëse nuk jep dorëheqjen…Pirlo, trajneri Juventusit”, përmbyll ai.