Prapaskena

Hetimet ndaj Fatmir Mediut/ Kreu i SPAK zbulon nëse ka prova të reja për tragjedinë e Gërdecit, komenton edhe kërcënimet nga bota e krimit

Publikuar: 10/05/2021

SPAK ka rihapur dosjen e Gërdecit dhe i ka kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se deri tani nuk ka prova të reja por u vendos që të rihapet dosja sepse akuzat ndaj Mediut nuk janë hetuar për shkak të imunitetit parlamentar.

“Është kërkesë e një prej familjarëve. Rezulton që në vitin 2009 e kanë cuar në hetim. Një pjesë e dosjes është mbyllur ndërsa akuza ndaj Mediut është penalizuar për shkak të imunitetit që nuk është më, ndaj ia kemi kërkuar Gjykatës që të rihapë procesit gjyqësor që nuk ka filluar dhe asnjëherë nuk është shqyrtuar deri tani. Deri tani nuk ka prova të reja. Nga hetimi mund të dalin dhe mbetet të vlerësohet”, tha Kraja.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se korrupsioni është pika më problematike në vendin tonë, por nuk mbetet jashtë edhe tregu informal.

“Nga pikëpamja e korrupsionit ka më shumë problematika, por edhe nga tregu informal. Ka shumë informalitet që e bën më të vështirë të hetosh e të mbledhësh prova”, tha Kraja.

Në lidhje me kërcënimet që mund të marrin nga personazhe që janë pjesë e botës së krimit, Kraja tha se janë përzgjedhur për të përballuar çdo presion.

“Prokurorët punojnë me personazhe të ndryshëm, por ne jemi përzgjedhur për të përballuar presionet, kemi kushte shumë të mira pune. Ne kemi bërë një marrëveshje që duhet të jemi në rregull me ligjin dhe standardin që kemi”, u shpreh kreu i SPAK./TCH



Më të lexuarat