Një makinë tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Krujë, teksa ka qenë e parkuar në pronësi të shtetasit S.H.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë tek motra e tij dhe ka marrë flakë.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash
‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’- njofton policia.