Prapaskena

Vdekja e 3 familjarëve, QSUT zbulon shkakun: Ishin helmuar nga…!

Publikuar: 09/05/2021

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që humbën jetën nga helmimi pasi konsumuan kërpudha.

Në një reagim për mediat, QSUT thekson se nëna, djali dhe nusja, kishin shkuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa situata u vështirësua edhe më shumë gjatë mbrëmjes.

Sipas QSUT-së, fillimisht ka ndërruar jetë Ilfete Haliti, 78 vjeçare dhe një ditë më vonë kanë ndërruar jetë edhe bashkëshortët Afrim dhe Ferzinaze Haliti, përkatësisht 56 dhe 47 vjeçe.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi: pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë.



Më të lexuarat