Prapaskena

Tragjedia e familjes që u helmua në Shqipëri/ Mesazhi prekës i vajzës së viktimave: Më thatë zemrën

Publikuar: 09/05/2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar në familjen kosovare Haliti me banim në Durrës.

Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë nga konsumimi i kërpudhave. Vajza e Afrimit, Gyltene Haliti ka shkruar disa fjalë prekëse për tragjedinë në familje, në rrjetin social “Facebook”.

Mesazhi i vajzës së familjes Haliti:

Shpirtat e mi më thatë zemrën. Allahu në lule të Xhenetit ju pastë dërguar në këtë natë të madhe të Ramazanit.

Babi Nani Ana♡♡♡



Më të lexuarat