Prapaskena

Foto/ Raketa kineze kaloi mbi Shqipëri pak pas mesnate

Publikuar: 09/05/2021

Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat.

Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.

Raketa, e cila është e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por asi karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë.



Më të lexuarat