Prapaskena

“Më pëlqen të futem në këpucët e një karakteri të frikshëm”, njeriu ‘alien’ trondit me pamjen e tij

Publikuar: 08/05/2021

Një burrë që dëshiron të duket si një ‘alien i zi’ ka hequr hundën, buzën e tij të sipërme dhe shumë modifikime të tjera tronditëse në trup.

Anthony Loffredo tashmë ka mbuluar të gjithë trupin e tij,duke përfshirë edhe bebet e syve ,në tatuazhe si pjesë e projektit të tij që e pasqyron edhe në instagram.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë të pyetjeve dhe përgjigjeve në Instagram Anthony tha se ai ëndërron të heqë lëkurën e tij dhe ta zëvendësojë atë me metal.

Ai tha që pjesët e ardhshme të trupit të tij që do të ‘modifikohen’ janë krahët, këmbët, gishtat dhe pjesa e pasme e kokës dhe përkundër pamjes së tij të tmerrshme ai nuk e ka problem të tërheqë pjesëtarë të seksit të kundërt.

Në vitin 2017 ai i tha gazetës franceze Midi Libre: “Që në moshë shumë të re, unë kam qenë i apasionuar pas mutacioneve dhe transformimeve të trupit të njeriut.”

Ai shtoi: “Më pëlqen të futem në këpucët e një karakteri të frikshëm. Unë shpesh vendosem diku dhe luaj një rol, veçanërisht natën në rrugët e errëta.”“Eksploroj kontrastin midis rolit që luaj dhe vetvetes.”



Më të lexuarat