Në 1 korrik 2021 pritet të hyjë në fuqi ligji i ri i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.
Ligji u miratuar në mars të 2020, por u rikthye nga presidenti Ilir Meta në 14 prill 2021, me pretendimin se ka paqartësi. Megjithatë, Kuvendi pritet ta miratojë sërish ligjin brenda muajit maj 2021, këtë herë në mënyrë përfundimtare.
Neni 8 i këtij ligji konsiderohet më i rëndësishmi dhe me më impakt për drejtuesit e mjeteve. Për herë të parë, parashikohet që vlera e siguracionit të makinës do të përcaktohet nga historiku i sjelljes në rrugë, i aksidenteve dhe i dëmeve të drejtuesit të mjetit. Kush ka një historik të pastër dhe pa dëme të shkaktuara, ose dëme modeste, do të paguajë më pak.
Pronarët e mjeteve që kanë një historik problematik me aksidente, ku për rrjedhojë intensifikohen me risk të lartë, do të paguajnë tarifë më të lartë për siguracionin vjetor të makinës.
Ky sistem i ri që do të aplikohet quhet “bonus-malus” dhe përcakton e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm të mjetit motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.
Sistemi duhet të zbatohet nga shoqëritë e sigurimit që lëshojnë dokumentin e sigurimit vjetor. Sipas ligjit, shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve, kur ta tarifojë për sigurimin e mjetit. Pra, çdo drejtues mjeti, do të pajisjet edhe me historikun e tij të sjelljeve në rrugë.
Në ligj parashikohet detyrimi i pronarit të çdo mjeti transporti që të lidhë një kontratë sigurimi për aq kohë sa mjeti i transportit mbetet në qarkullim.
Kur polici i kontrollin e trafikut vëren se drejtuesi i mjetit nuk ka siguracionin, i vendos gjobë sipas Kodit Rrugor. Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Rrugor.
Fillimisht, ishte parashikuar identifikimi përmes një sistemi të posaçëm të të gjithë mjeteve të pasiguruara dhe gjobitja 30 pas skadimit të siguracionit. Por, ky propozim u hodh poshtë nga Parlamenti.
Mjetet e pasiguruara do të konstatohet si më parë nga kontrollet e rastësishme të policisë rrugore. Në këtë rast masa e gjobës parashikohet në nenin 191 të Kodit Rrugor dhe më konkretisht nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. (Shqiptarja.com)