Prapaskena

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës nuk humbet kohë, mban sot mbledhjen e parë!

Publikuar: 08/05/2021

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkeljet kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe do të nis menjëherë nga puna.

Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvemdi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ai do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor,  nuk është njohur nga Meta i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Në raportin e miratuar dy ditë më parë në Komisioni i Ligjeve argumentohet se “Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me angazhimin e hapur në fushatë në krah të opozitës dhe kundër mazhorancës. Deklaratat e tij kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në raport.



Më të lexuarat