Prapaskena

Arian Çani zbulon skenarin e Bashës: S’ka prova për masakër zgjedhore, shihni në shtator

Publikuar: 08/05/2021

Arian Çani ka skanuar kreun e PD Lulzim Basha në lidhje me qëndrimet e tij kontradiktore për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas tij, Basha do të dështojë me mbledhjen e provave për të ashtuquajturën masakër zgjedhore.

Dhe në këto rrethana do të dalë duke pranuar se i njeh zgjedhjet dhe do të shkojë në Kuvend.

“Pas një muaji dështon me mbledhjen e provave të mjaftueshme që zgjedhjet kanë qenë masakër dhe jam i bindur që Basha do të thotë, që në keto zgjedhje do t’i njohim dhe do të hyjmë në Parlament,

Ai nuk njeh zgjedhjet sot, por Parlamenti mblidhet në Shtator.

Pra ai ka kohë të ndryshojë mendim”, është shprehur Çani në emisionin e Ylli Rakipit.



Më të lexuarat