Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjeisn e sotëm në aksin Milot-Morinë.
Ollomani ishte pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës. Bëhet me dije se 35-vjeçari i po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi ajo me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.
Kujtojmë që në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina dhe si pasojë humbi jetën 35-vjeçari, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij shtetësja A.M. dhe drejtuesi i makinës tjetër.