Prapaskena

A është Shqipëria e rrezikuar? Ja çfarë do të ndodhë me raketën kineze sipas shkencëtarëve

Publikuar: 08/05/2021

Mbetjet e raketës më të madhe kineze “Long March 5B”, pritet që ditën e sotme ose nesër të bien në Tokë.

Sipas shkencëtarëve nga Qendra Amerikane e Hapësirës për Kërkim dhe Zhvillim ato pritet që të digjen sapo të hyjnë në atmosferë.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme kineze njofton se mbetjet e raketës do të digjen pasi të kenë kontakt me atmosferën e Tokës.

Ushtria amerikane njoftoi se të gjitha forcat e komandës hapësinore amerikane po monitorojnë rënien e pjesëve të raketës dhe hyrjen e paktrolluar në atmosferën e Tokës.

Sipas parashikimeve të deri tanishme mbetjet e raketës kineze me shumë mundësi do të bien jo shumë larg ishullit verior të Zelandës së Re.

Lajmi i mirë është se copëzat e vogla të cilat do të bien në Tokë nuk paraqesin një kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godase dikë është shumë i vogël, jo i papërfillshëm, mund të ndodhë, por rreziku do të jetë tepër i vogël”, i tha CNN këtë javë Jonathan McDowell.

Raketa “Long March 5B” u lëshua javën e kaluar dhe është e dyta e këtij lloji e cila fluturon me sukses në hapësirë që prej muajit maj të vitit të kaluar.

Mbetjet e raketës “Marsh i gjatë” që ranë në Tokë pas misionit të vitit të kaluar peshuan rreth 20 ton.



Më të lexuarat