Ilir Meta do të shkarkohet si President i Republikës brenda muajit qershor 2021 për cenim të rëndë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në përpjekje të shpëtuar nga asgjësimi bandën e tij (LSI-në) si dhe për të marrë një garanci nga ndërkombëtarët që të mos preket nga SPAK, Ilir Meta sfidoi me luftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kudër ambasadores Yuri Kim dhe reformës në drejtësi.
Por, si përgjigje do të marrë një shkarkim denigrues si Presidentit, hapjen e një procesi penal në SPAK dhe sipas gjasave edhe përfshirjen e në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me shokët e tij Adriatik Llalla dhe Tom Doshi.
Dje 98 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u pozicionuan pro ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke votuar për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.
Në vendimin e Kuvendit bie në sy plani për ta shkarkuar sa më shpjet Ilir Metën, i cili dy ditë para zgjedhjeve sfidoi Yuri Kim, duke e ftuar në debat me në krah Edi Ramën dhe duke e paralajmëruar të mos përzihej në punët e Shqipërisë.
Parlamenti i ka lënë vetëm 3 javë kohë komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. Më parë, komisionet hetimore kishin afat 3-mujore dhe zgjateshin deri në dy vjet. Por, këtë herë, komisioni hetimor do të paraqesë në Parlament raportin për shkarkimin e Metës në fillim të muajit qershor.
Kuvendi ka tre javë kohë më pas për të marrë në shqyrtim raportin e komisionit hetimor. Por, Kuvendi nuk do ta shfrytëzojë deri në fund këtë afat, pasi do të vendosë për shkarkimin e Metës që në javën e parë të muajit qershor.
Më pas vendimi do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë për Ilir Metën. Ky i fundit do të bëjë çdo përpjekje për të vonuar procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe për të shpëtuar, përmes dy të besuarave të tij, Marsinda Xhaferllari dhe Sonila Bejtja. Por kjo dyshe rrezikon shumë nëse mbështet Ilir Metën në konflikt të hapur interesi apo nëse investohet për të sabotuar procesin.
Akuza kryesore që i bëhet Ilir Metës është dëmtimi i rëndë i marrëdhënieve të Shqipërisë me partnerët strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes mesazheve dhe deklaratave të papërgjegjshme.
Kjo akuzë u mbështet dje nga 98 deputetë, pasi ishte e pasqyruar në një raportin e Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. (Pamfleti)