Prapaskena

Nis seanca parlamentare për shkarkimin e Metës/ Gjuzi kërkon hetim për zgjedhjet, por bëhet lëmsh me emrin e kryeprokurorit. I kthehet keq Ruçi: Nëse ke ankesa…

Publikuar: 07/05/2021

Teksa ka nisur seanca plenare ku pritet të mbahet votimi në parlament mbi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, i pari që mori fjalën ishte deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Në fjalën e tij Gjuzi kërkoi hetim në lidhje me manipulimet zgjedhor nga Prokurori i Përgjithshëm, të cilit i ngatërroi dhe emrin duke e quajtur Olsion në vend të Olsian.

Ishte kryeparlamentari Ruçi, ai i cili ia preu shkurt duke i thënë se nëse ka ankesa në lidhje me zgjedhjet duhet t’i drejtohet instancave përkatëse.

Gjuzi: Sot jemi me 7 maj dhe pikërisht 2 vite më parë ngritëm opozitën e re. Në fakt jemi opozitë e hershme me ju. Ka një nxitim me seancën plenare. Ngarkesa është super e madhe dhe programi i njoftimit është as 24 orë. Ishim këtu 2 vite së bashku, ishim korrekt me ju. Ju nuk jeni korrekt me ne. Ne keni ndërprerë minutazhet. E kemi të reduktuar dhe nuk kemi pasur mundësinë të përçojmë të vërtetën 100%. Zoti kryetar ju me 25 prill 2021, lejuat kryeministrin që të na mbante në kontroll. Në këto kushte unë protestoj. I drejtohem kryeprokurorit Olsion Çela që të fillojë hetimet lidhur me zgjedhjet. 83 mijë qytetarë nuk ka shanse të mos dinin.

Ruçi: Mbaroi koha! 3 komente lidhur me rendin e ditës. Je njoftuar më shumë se 24 orë. Koha e debatit është vendim për shkak të pandemisë. Lidhur me kontekstimet për votat janë komentet e tua. Duhet të kuptosh se për votat nuk diskutohet këtu. Nëse keni ankesa drejtohuni institucioneve përkatëse.



Më të lexuarat