Seit Alikollari, është arrestuar nga Policia e Këlcyrës pasi mbrëmjen e djeshme ka dalë me armë në mes të qytetit dhe ka qëlluar me në ajër. Menjëherë kalimtarët kanë njoftuar efektivët e Komisariatit të zonës.
Në këto kushte, Alikollari vazhdonte të qëllonte në ajër duke terrorizuar banorët dhe kalimtarët e rastit. Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisë, ky shtetas është neutralizuar dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për t’u marrë në pyetje.
Screenshot 7 2
Deri tani nuk ka informacion zyrtar nga Policia për shoqërimin e Seit Alikollarit; nëse kemi të bëjmë me një person me probleme, apo cilat kanë qenë shkaqet që e kanë shtyrë atë drejt këtij veprimi.