Prapaskena

Flasin prindërit e 7-vjeçarit që vdiq nga shpërthimi në Gërdec: Jemi pesimistë se politika do e shkërmoqi çështjen gjatë rrugës

Publikuar: 07/05/2021

Zamira Durdaj, nëna e 7 vjeçarit Edison Durdaj që u vra gjatë shpërthimit të Gërdecit, e ka mirëpritur vendimin e SPAK, i cili sot njoftoi fillimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Mirëpo sot duke folur në “Open” lidhur me këtë çështje, si ajo edhe bashkëshorti i saj Feruzan Durdaj janë shfaqur disi pesimistë pasi kanë frikë se politika do mbrojë njerëzit e saj dhe asnjë nuk do dënohet.

Për të shpresa vdes e fundit, por ajo deklaroi se në vendin tonë politikanët nuk dënohen asnjëherë, pasi kanë lidhje si me gjyqtarët edhe me kriminelët që vendosin për shumë gjëra.

Pyetje: Si ndiheni sot që SPAK ka reaguar dhe është hapur një dritare e re për problemin tuaj?

Zamira Durdaj: Nuk kemi ndonjë entuziazëm të madh pasi kemi frikë që kjo do të shkërmoqet gjatë rrugës. Ndërhyrja e politikës mund të sjellë pushimin e çështjes.

Feruzan Durdaj: Sot ndjeva sikur më rilindi djali, se kisha vite që prisja. Por prapë jam pesimist. Kërkesa ka 2 muaj e gjysëm që është dorëzuar.

Eni Vasili: Pas shumë kohe një mundësi hapet për ju. Për rigjykimin e çështjes.

Zamira Durdaj: Për ish-ministrin kjo nuk është rigjykim sepse nuk ka pasur ndonjëherë gjykim për të.

Eni Vasili: Do kërkoni rigjykim të gjithë dosjes?

Zamira Durdaj: Po pikërisht këtë. Për shkak të imunitetit ai shpëtoi dhe përfundimi i asaj dosjes nuk vajti deri në fund siç duhej. Në apel u pranua gjykimi i shkurtuar pas 5 vitesh. Dhe ne nuk kemi pasur mundësi ta çojmë rekursin në Gjykatën e Lartë.

Eni Vasili: Çfarë prisni nga ky gjykim?

Zamira Durdaj: Me ndryshimin e kodit penal duam që të hapet gjithë dosja jo vetëm për ish-ministrin, por për të gjithë dhe të shihet si vepër korruptive.

Eni Vasili: Si e shpjegoni që nuk është dënuar asnjë politikan?

Zamira Durdaj: Sepse politika ka mbrojtur veten. Çdo gjyqtar që ka gjykuar këtë dosje kanë qenë të lidhur.

Eni Vasili: Si e kanë pritur familjarët e tjerë këtë lajm?

Zamira Durdaj: Kam pasur disa telefonata nga ata me entuziazëm. Të gjithë jemi të bashkuar për këtë gjë, pavarëishst se ne kemi qenë më këmbëngulës. Shpresa gjithmonë vdes e fundit dhe motivi ynë ky është, të vendset drejtësi për Gërdecin.

Feruzan Durdaj: Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ne dhe djalin tonë, por me të gjithë Shqipërinë.



Më të lexuarat