Një grabitje ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Mesohet se një kambist është dhunuar dhe grabitur, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Nga te dhenat e para, behet e ditur se është dhunuar 70-vjeçari Ibrahim Didani, në ashensorin e pallatit të tij, nga dy burra dhe një grua.
Këta të fundit e kanë goditur kambistin në pjesë të ndryshme të trupit dhe i kanë marrë shumën prej 500 mijë lekësh të reja.