Vetëm në tri qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan kemi një sasi prej 35 mijë votash të pavlefshme, të cilat mund të përmbysnin rezultatin në favor të njërës palë, ose mund ta thellonin në favor të palës tjetër. Vetëm në Tiranë, opozita mund të shtohej me dy mandate, ose ato dy mandate t’i kalonin të gjitha mazhorancës. Në Durrës, rezultati do mund të barazohej e kështu me radhë. Por më i rëndësishëm është fakti se në të gjithë vendin janë 83 mijë persona që iu është refuzuar shprehja e vullnetit të tyre, kanë mbetur të papërfaqësuar dhe kjo do të mjaftonte për t’i shpallur këto zgjedhje të pavlefshme.
Tirana, Durrësi dhe Elbasani, kanë nxjerrë më shumë se 35 mijë vota të pavlefshme, ose e barabartë me tri mandate deputetësh nga 64 që nxjerrin gjithsej ato.
Do mjaftonin këto vota që në të tria këto qarqe, rezultati ose të dilte barazim, ose të përmbysej në favor të njërës palë, ose të thellohej dhe më tej për fituesin e zgjedhjeve, në këtë rast mazhoranca.
Nga këqyrja e tabelës së rezultateve për shembull në Durrës votat e pavlefshme mund t’i jepnin një mandat të tre forcave politike që e pretendojnë. LSI, PD apo dhe PS. Në këtë qark janë 7808 vota të pavlefshme që do e çonin PS në 9 mandate, në rast se do ishin të sajat, PD në 7 duke barazuar rezultatin, ose do i jepte mandatin LSI-së, e cila do ia merrte PS-së që në këtë rast e ka përfituar një mandat për 9615 vota.
Në këtë rast përqindjen më të madhe për të humbur një mandat do e kishte PS, dhe rezultati do barazohej në 7 me 7. Por ndryshim rezultati do kishte dhe në Elbasan, ku kanë dalë jo pak por 9771 vota të pavlefshme. Në rast se do i kalonin PS-së, ajo do kishte mundësi të merrte mandatin e 10-të, që do i hiqej PD-së. E njëjta gjë do të ndodhte dhe në rast se votat do i kalonin LSI-së, e cila ka marrë 6848 vota në total, pra kjo forcë politike do merrte mandatin, por në kurriz të aleates së saj PD-së e cila do i duhej të lëshonte një mandat.
Tirana
Më interesante do zhvillohej gara në Tiranë, kjo dhe për shkak të numrit të lartë të votave që ndodhen aty. Këto vota do çonin PD-në në 16 mandate, duke i marrë një mazhorancës e cila do zbriste në 17 mandate. LSI-së do i mjaftonte gjysma e tyre për të marrë mandatin e tretë, por në total do i afrohej numrit katër të mandateve duke i hequr respektivisht nga një mandat PS-së dhe PD-së dhe rezultati do shkonte në 17-14-4-1. PSD e Tom Doshit do i duheshin rreth 11 mijë vota nga ato që të merrte mandatin e dytë ndërsa PS-së, këto vota do i mjaftonin të merrte dhe dy mandate të tjera.
Natyrisht kjo është një hipotezë e cila bën fjalë në rast se të gjitha votat do i kalojnë një partie të vetme, por duke përjashtuar Elbasanin, në të dyja qarqet Tiranë dhe Durrës mund të ndikonin në ndryshimin e rezultatit. Në Tiranë mes PD-së dhe PS-së dhe në Durrës mes PS-së dhe LSI-së. Ndërsa mund të thellohej rezultati i PS-së në Elbasan, e cila ishte shumë afër marrjes së mandatit të dhjetë. Si këto qarqe, janë dhe disa të tjera, ku votat e pavlefshme mund të tejkalojnë diferencën e votave mes kampeve dhe mund të sjellin ndryshim rezultati.
Lexo edhe : Salianji: Luftë për zgjedhje të ndershme, institucionet në interes të PS
Përfaqësimi
Ajo çka është më i rëndësishëm, se nga shkon rezultati, është fakti se në këto tri qarqe 35 mijë persona mbesin të papërfaqësuar. Pra, një sasi kaq e madhe votash nuk mund të neglizhohet, po të kemi parasysh se në të gjithë vendin kanë dalë 83 mijë të tilla, ose më shumë se 5% e atyre që kanë dalë të votojnë, dhe kjo për faj të institucioneve që në çdo zgjedhje ndryshojnë mënyrën e votimit. Do të mjaftonte ky fakt për të shpallur nul zgjedhjet në të gjithë vendin, por në kushtet aktuale kjo duket e pamundur.
Ama forcat politike, përfshi dhe mazhorancën kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë ripërsëritje votimi atje ku votat e pavlefshme do të ndryshonin rezultat, dhe jo vetëm në Tiranë apo Durrës, por edhe në Berat, Vlorë, Gjirokastër apo gjetkë, ku për shkak të atyre votave mund të kishim një rezultat ndryshe nga ky i sotmi. Gjithsesi e vërteta është se më shumë se 83 mijë shqiptarëve iu është hequr e drejta e përfaqësimit me votë, për të mos folur më pas për shifrat e çuditshme që paraqesin këto tri qarqe, ku megjithëse shihet një ngritje e fortë e opozitës deri në 60 apo 70%, sërish shohim dhe ngritje të mazhorancës, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.
Ja si u ndanë votat në tri qarqe
Durrës
2017 2021
PS 73 066 vota 8 mandate 76924 vota 8 mandate
PD 43 163 vota 4 mandate 63431 vota 6 mandate
LSI 21941 vota 2 mandate 9480 vota 0 mandate
PDIU 4519 vota 0 mandate
Pjesëmarrja 44,66% Pjesëmarrja 44.96%
2017 Durrës vota të pavlefshme 3467
2021 Durrës vota të pavlefshme 7808
Elbasan
2017 2021
PS 72881 vota 8 mandate 86224 vota 8 mandate
PD 33868 vota 4 mandate 57878 vota 6 mandate
LSI 23536 vota 2 mandate 6898 vota 0 mandate
PDIU 24931 vota 2 mandate
Pjesëmarrja 49.43% Pjesëmarrja 47.86%
2017 Elbasan vota të pavlefshme 3089
2021 Elbasan vota të pavlefshme 9771
Tirana
2017 2021
PS 200479 vota 18 mandate 226842 vota 18 mandate
PD 127997 vota 11 mandate 182335 vota 15 mandate
LSI 55818 vota 5 mandate 27945 vota 2 mandate
PDIU 12439 vota 0 mandate PSD 13 272 vota 1 mandat
Pjesëmarrja 49,91% Pjesëmarrja 53.24%
2017 vota të pavlefshme Tiranë 8104
2021 vota të pavlefshme Tiranë 18339