Një martesë që po tentohej të mbyllej me divorc, ka përfunduar në tragjedi për Liljana Buzon, 54-vjeçaren nënë të 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, ish-efektiv i policisë, 58-vjeçari Koço Buzo, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit,
Burri ish polic ka qëlluar duke lënë të plagosur rëndë bashkëshorten e cila ndërroi jetë rrugës për në spital, por plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, njëri në këmbë e tjetri në dorë të dy jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestmin e autorit, sekuestrimin e armës kallashnikov dhe të një thike që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.