Prapaskena

VIDEO/ I tha PEDERAST “Arjan Konomit” në një skeç, Rezart Veleshnja “shpërthen” ndaj Agron Llakajt: Kaq e ka kapacitetin! Të t’i themi edhe ne ato gjëra që dimë për ty?

Publikuar: 05/05/2021

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ka “shpërthyer” në akuza ndaj aktorit të madh Agron Llakaj.

Ka qenë një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët kanë imituar emisionin “Përputhen” dhe në një moment Agron Llakaj i është drejtuart aktorit që luante personazhin e Arian Konomit me fjalën “pederast”, ajo që ka sjellë reagimin e ashpër të Veleshnjas.

Aktori i “Portokalli-së” u shpreh në “Shqipëria Live” se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, ndërsa “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.

“Imitohet Përputhen në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arian Konomi “pushi ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arian Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.



Më të lexuarat