Prapaskena

Skënder Brataj optimist: Ja kur merr fund pandemia e koronavirusit në Shqipëri, çfarë pritet në verë

Publikuar: 05/05/2021

Drejtori i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj duke folur për situatën epidemiologjike, në vend, shprehet se parashikohet një verë e qetë, për shkak të treguesve që flasin për shifra në rënie të rasteve dhe numrit të viktimave.

Brataj gjithashtu u shpreh besimplotë se pranvera e vitit tjetër mund të shënojë edhe fundin e pandemisë.

“Unë mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj. Siç e shohim të paktën 500, 000 mijë qytetarë janë vaksinuar dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit”, tha Brataj.



Më të lexuarat